Burimet bëjnë me dije se një aksident ka ndodhur në Pogradec ku 3 mjete janë përplasur me njëra tjetrën. Ka disa persona të lënduar që janë transportuar në spital. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.
Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.