Një aksident ka ndohur në afërsi të fshatit Petrushë-Pogradec ku janë përplasur dy automjete. Konkretisht mjeti tip “Benz” me targa AA626TB me drejtues shtetasin Xh.M, rreth 24 vjeç, banues në Petrushë, me mjetin tip “Benz” me targa AA258AU me drejtuese shtetasen N.B, rreth 22 vjeçe, banuese në Maliq.
Për pasojë janë dëmtuar shtetaset A.B, 26 vjeçe; S.A, 27 vjeçe, si edhe shtetasja M.T, rreth 28 vjeçe, të cilat po udhëtonin si pasagjere, në mjetin me targa AA258AU.
Tre shtetaset e dëmtuara janë transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë mjekim, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa shtetasi Xh.M, ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post