Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e fshatit “Kotodesh” Prrenjas.
Shtetasi F.K., 26 vjeç, banues në fshatin “Katjel” Prrenjas, duke drejtuar automjetin tip “Ford” me targa AA 470JJ, ka aksidentuar fëmijën, A. S., 4 vjeç, banues në fshatin “Kotodesh”, Prrenjas.
Fëmija është trasportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtusi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se fëmija i ka ndërprerë rrugen ku ka kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin dhe për pasojë është përplasur nga automjeti.
(E.K/FAXWEB.AL)