Një aksident ka ndodhur sot në dalje të Qafë Thanës, në aksin Pogradec-Prrenjas.
Bëhet e ditur se një autobus me nxënës gjimnazistë ka rrëshkitur nga lagështira duke rënë afër greminës e për pasojë kanë pësuar lëndime e janë plagosur disa prej tyre.
Autobusi ka qene me nxenës nga gjimnazi i Roskovecit, dhe për pasojë janë plagosur lehtë disa prej tyre.
Burime nga policia bëjne me dije se nxënësit janë shoqëruar në spital, por jashtë rrezikut për jetën.