Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të kryeqytetit. Një automjet tip “Ford” është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Mecedes Benz” rreth orës 15:30 në afërsi të Bankës së Shqipërisë.
Kalimtarë të shumtë kanë vrapuar për të shpëtuar nga rrotullimi i makinave.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar vetëm makinat kanë pësuar dëme të mëdha. Zona është bllokuar për disa minuta duke krijuar edhe trafik, për shkak se është një nyje kryesore e qarkullimit në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 15.06.2017, rreth orës 15:50, në rrugën Çamëria, janë përplasur dy automjete dhe për pasojë një mjet është përmbysur.
Mjetet e përfshira në përplasje janë automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin S. M. dhe automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin S. P.
Nga kjo përplasje nuk të lënduar. Punonjësit e Policisë Rrugore po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj përplasje dhe lirimin e trafikut. (S.SH/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2147″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]