Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘’Transballkanike” në qytetin e Vlorës, teksa një furgon është përplasur me një motor.
‘’Shuplaka” mëson se nga aksidenti është plagosur drejtuesi i mjetit po fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti, ndërsa personi i plagosur është çuar në spital.
Nuk kanë qenë të pakta rastet e aksidenteve në vendin tonë ditët e fundit, ku janë shënuar dhe një numër mjaft i madh viktimash.
DETAJE:
Më datë 03.10.2017, rreth orës 11:30, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë e cila njofton se : Në lagjen “28 Nëntori”, një automjet është përplasur me një tjetër mjet motorr.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar se automjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin P.B., 62 vjeç është përplasur me një mjet motorr tip “Jamaha” me drejtues shtetasin G.Dh., 39 vjeç dhe pasagjer A.B., 21 vjeç të cilët kanë marrë dëmtime të lehta. Të dëmtuarit janë trasportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanve të përplasjes së dy mjeteve.
(E.K/SHUPLAKA)
https://www.youtube.com/watch?v=MGz0UoECdKM