Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në qyetetin e Saranadës. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbeur të palgosur. Fax News raporton se njëri nga personat e plagosur është në gjëndje të rëndë.
Drejtuesi i mjetit shtetasti me iniciale M.G, 21 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit për pasojë është përplasur me një dyqan veshjesh.
Të dëmtuar kanë mbetur vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi A.K., 20 vjeç, të cilët janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës
Njoftimi paraprak i policisë
Më datë 13.01.2018, në lagjen ”Nr.1.”, mjeti tip ”Benz”, me drejtues shtetasin M.G., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me një objekt biznesi privat (dyqan veshjesh). Të dëmtuar kanë mbetur vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi A.K., 20 vjeç, të cilët janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës. Në dyqanin e veshjeve ka vetëm dëme materiale. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb)