Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër pasi një motoçikletë ka përplasur një biçikletë me të cilën udhëtonte një 68-vjeçarë.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës në lagjen Bahcallak ku si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës.
Burimet e Fax Web bëjnë me dije se 68-vjeçari i plagosur quhet Fahri Qoshja i cili është dërguar në spitalin e Shkodrës ku ende nuk dihet se sa e rëndë është gjendja e tij shëndetësore.
(F.GJ/FAXWEB.AL)