Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një personi tjetër është regjistruar vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër-Muriqan, në afërsi të fshatit Oblike.
Ngjarja sapo ka ndodhur ndërsa mësohet se janë përfshirë dy motorrçikleta ku njëri prej drejtuesve ka ndërruar jetë dhe drejtuesi i motorrit tjetër është nisur në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Ende nuk janë bërë të ditura të dhënat e viktimës ndërsa Policia njofton se i plagosur ka inicialet G.H., 57-vjeç banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër. Janë të paditura shkaqet e rrethanat e aksidentit teksa Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Informacion paraprak:
Më datë 09.12.2019 ora 17:05, në aksin rrugor Shkodër – Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, ka patur një aksident rrugor, ku në aksident janë përfshirë dy motorçikleta,
Njëri nga drejtuesit e motorcikletës ende i pa identifikuar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H. 57 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, i cili po dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.
Në vend ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)