Një aksident me pasojë vedkjen e një 48-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Uji Ftohtë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetërën dhe viktima është Behar Malka.
Nga raportimet e para, mësohet se viktima ka qenë duke drejtuar makinën tip “Mercedes-Benz”, ku është përplasur me automjetin tip “Audi”, me me drejtues shtetasin F.T, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun, por edhe për të zbardhur rrethanat e përplasjes së dy makinave.
Njoftimi i plotë:
“Tepelenë
Informacion Paraprak
Njoftohemi se në aksin rrugor Tepelenë–Uji Ftohtë, në vendin e qujatur Luzat ka ndodhur një aksident ku janë përplasur dy automjete.
Automjeti tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 363 CV, me drejtejtues shtetasin B.M, 48 vjeç, banues në Tepelenë, me automjetin tip “Audi”, me targa EBEFT 101, me drejtues shtetasin F.T, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi B.M si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndëruar jetë në spitalin rajonal “Omer Nishani”.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
(E.V/Faxweb.al)