Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Tiranë-Durrës. Një këmbësor ka mbetur i vdekur si passojë e përplasjes nga një makinë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth ores 6 e 30.
Shtetasi që drejtonte mjetin me inicialet A.Ç ka përplasur 55-vjeçarin me iniciale F.D, i cili ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.
Mësohet se policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, për të sqaruar më tej rrethanat e aksidentit.
Discussion about this post