Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën “Ymer Kurti”. Mësohet se qytetari me iniciale A.E, rreth 60 vjeç, ka humbur drejtimin e mjetit të tij “Mercedez Benz” dhe është përplasur me një tjetër automjet. 60-vjeçari dyshohet të ketë pësuar infarkt gjatë rrugës për në spital.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e aksidentit. Vijon…(D.D/Shuplaka)
Discussion about this post