Fax Web bën me dije se një aksident sapo ka ndodhur në bulevardin Zhanë d’Ark pranë ATSH.
Një makinë tip ‘Ford’ ka përplasur një djalë, së bashku me një shtyllë të qarkullimit rrugor që gjendej ne trotuar.
Mësohet se drejtuesit të mjetit i ka humbur kontrolli dhe nuk ka arritur të frenojë dot në kohë duke kaluar mbi trotuar dhe duke përplasur si pasojë edhe qytetarin.
Nuk është arritur të identifikohen asnjëri prej të dyve, si drejtuesi i mjetit, ashtu edhe i lënduari pasi menjëherë pas përplasjes, i pari e ka marrë të dytin në automjet dhe është larguar me shpejtësi.
(E.L/Faxweb)