Një aksident ka ndodhr në qytetin bregdetar te Vlorës, ku një 19-vjeçar me iniciale G.R ka humbur kontrollin mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
I aksidentuari ndodhet në spitalin e Vlorës ku po merr mjekim nga bluzat e bardha.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku po kryen hetimet në lidhje me rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 20:20, në fshatin Dukat-Fushë, Orikum, shtetasi G. R., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 19-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.