Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” të qytetit, ku si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona.
Të rinjtë me inicialet M.D, 24 vjeç, R.L, 26 vjeç dhe B.Z, 28 vjeç, janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë mësohet se kanë pësuar dëmtime të mëdha në trup dhe kokë.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Sipas bardhë e bluve, tre të rinjtë ishin nën efektin e alkolit. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post