Vetëm pak minuta më parë një aksident ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, në Vlorë, ku një makinë është aksidentuar me një motor, në një zonë të banuar.
Policia bën me dije se mjeti tip “Ford” i cili drejtohej nga L.XH ka humbur kontrollin dhe ka goditur motorin tip “Yamaha”, i cili qarkullonte në të njëtin aks.
Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motorit E.GJ 29-vjeç, i cili është dërguar drejtë urgjencës së qytetit, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilën është zhvilluar ngjarja. (J.V/Shuplaka)