Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku protagonistë kanë qenë një efektiv policie dhe një e moshuar.
Burime nga policia e qytetit bregdetar shprehen se, aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në rrugën Transballkanike.
Punonjësi i policisë së Vlorës me inicialet B. A., duke udhëtuar me makinën e tij tip “Benz” ka aksidentuar 76-vjeçaren me inicialet H. K., banuese në Vlorë.
Gruaja e moshuar është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. (A.R/SHUPLAKA)