Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lushnje, ku një 42-vjeçar ka mbetur viktimë.
Policia bën me dije se “shtetasi Serjan Arapi, 32 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin A.S, 42 vjeç, banues në Krutje, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë’.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 20.02.2018, ora 11:45, në fshatin Fier i Ri, Lushnje, shtetasi Serjan Arapi, 32 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin A.S, 42 vjeç, banues në Krutje, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Si pasojë e përplasjes shtetasi A.S ka ndërruar jetë.
U shoqërua në Komisariatin e Policisë Lushnje shtetasi Serjan Arapi dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(E.K/FAXWEB)