Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Lushnje- Berat, ku janë përplasur dy mjete. Burime bëjnë me dije se për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, ku njëri prej drejtuesve të mjeteve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga raportimet mësohet se drejtuesi i mjetit është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar, ndërkohë tre të plagosurit e tjerë u dërguan në Spitalin e Lushnjes ku janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Po ashtu mësohet se drejtuesi i njërit prej mjeteve u bllokua për pak kohë në mjet.
Njoftimi i policisë:
Lushnje
Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Karbunarës”, Lushnje, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L.Ç, 42 vjeç është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin A.K
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët në mjetin tip “Benz” , shtetasit S.Ç, 73 vjeç; M.Ç, 50 vjeçe, E.Ç, 13 vjeç dhe L.Ç, 73 vjeçe si edhe drejtuesi i mjetit “Fiat” bashkë me pasagjerin, shtetasin I.K, 51 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post