Një aksident ka ndodhur sot në orën 16.30 pranë Arkivës së Shtetit në kryeqytet.
Një makinë tip “Benz” 190 , ka goditur nga mbrapa një furgon tip “Benz” ngjyrë të bardhë që udhëtonte drejt Zogut të Zi.
Përkohësisht është bllokuar qarkullimi në këtë drejtim derisa ka mbërritur Policia Rrugore në vendngjarje.
Mësohet se deri tani nuk ka të aksidentuar rëndë.
Benzi 190, siç shihet nga fotoja ka pësuar dëmtime nga pjesa e përparme. (M.D/ Shuplaka)