Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Korçë, ndërsa kanë mbetur të plagosura nënë e bij.
Aksidenti ka ndodhur pranë shkollës greke në Korçë.
Plagosen Eljona Fustanja dhe e bija E.F, dhe janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen për të mundësuar identifikimin e shoferit të papërgjegjshëm që u largua nga vendngjarja.