Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gramsh pasi një grua 65-vjeçare ka humbur jetën. 65-vjeçarja nga fshati Shtëpanjë i Cerrikut ka humbur jetën sot pasi është aksidentuar nga një makinë nga që drejtohej nga 23-vjeçar, bashkëfshatar i saj.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Shtëpanjë.
Autori A.Xh. 23 vjeç ishte duke drejtuar një “Fiat” me targa AA 461 EN kur e ka përplasur gruan me iniciale F.Xh.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. (J.V/Faxweb)