Një aksident i rëndë ka ndodhur në pak minuta më parë në autostradën Lezhë-Laç, në afërsi të Mamurrasit.
Mësohet se një kalimtare është përplasur nga një makinë dhe ka humbur jetën. Viktima është një 23-vjeçare me iniciale D.D.
DETAJE:
Më datë 21.11.2017, rreth orës 11:06 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, në afërsi të një karburanti ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se: Automjeti me targa 01-959KF me drejtues shtetasin G.S., 30 vjeç, ka përplasur për vdekje shtetasen D.D.,23 vjeçe. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit . Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
(J.V/Faxweb)