Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot me pasojë vdekjen e një të riut. Ngjarja ka ndodhur oaraditen e sotme në zonën e Bulqizës ku ka humbur jetën një 25-vjeçar.
Sipas të dhënave nga ana e Policisë, rreth orës 10:05, në vendin e quajtur Peladhi -ura e qytetit Bulqizë, një mjet ka dalë nga rruga.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se shtetasi J.D., rreth 25 vjeç, banues në Maqellarë, duke drejtuar automjetin tip “Golf 4” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Në automjet udhëtontin dhe dy pasagjerë familjarë të drejtuesit të mjetit të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(E.K/FAXWEB)