Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqëzimin hyrje të Durrësit pak minuta më parë.
Një Audi me traga AA 789GK ka ecur në krah të kundërt në këtë aks rrugor raporton ” Fax News” dhe ka përpasur një motor. Nga ky aksident janë lënduar dy persona.
Mësohet se të lënduar janë dy personat që ishin duke udhëtuar me motor, burrë dhe grua. Në gjendje të rëndë ndodhet drejtuesi i motorrit.
Ashtu siç shihet edhe në videon e mëposhtme burri është pandjenja, ndërsa gruaja duke rënkuar nga plagët e marra.
Burri i dëmtuar në aksident është nisur drejt spitalit ushtarak në Tiranë, ndërsa gruaja është jashtë rrezikut për jetën.
(J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=0PiIhHvVRO0