Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën e Vaut të Dejës, në Shkodër ku një motorr ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy të rinj të identifikuar si, V.P 21 vjeç dhe pasagjeri E.M.
21 vjeçari me iniciale V.P është dërguar në mënyrë urgjente drejt spitalit të Tiranës për shkak të gjendjes të rënduar shëndetësore.
Ndërkohë që 23 vjeçari E.M ndodhet ne spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
Dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me motorr, kur mjeti ka devijuar dhe ka dalë nga rruga duke u aksidentuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb)