Vetëm pak minuta më parë ka ndodhur një aksident te “Brryli” në Tiranë. Një automjet ka përplasur dy gra. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar edhe drejtuesi i mjetit.
Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy gra. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit. “Fax News” raporton se të dy gratë kanë qenë të ulura te stoli teksa makina ka dalë nga rruga.
DETAJE:
Me datë 22.12.2017, rreth orës 14:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Zhan Dark”, ka një aksident.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulon se:
Në bulevardin “Zhan D’Ark”, te ish-ATSH-ja, mjeti me targë AA 280 OV, me drejtues Asllan H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë, ka aksidentuar 2 këmbësoret shtetasen Sh. D., 61 vjeçe dhe A. P., 68 vjeçe, të cilat janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. (J.V/Faxweb)