Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë ku dy makina janë përplasur kokë më kokë.
Ngjarja ka ndodhur më përballë hyrjes së kryeministrisë.
Siç edhe duket nga fotot, makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ka pasur të lënduar lehtë nga të dyja mjetet.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes. Foto janë bërë nga LSA.