Një aksident është shënuar ditën e sotme në kryeqytet, si pasojë e të cilit ka mbetur e aksidentuar një vajzë e vogël.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur te rruga “Bardhyl”, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një vajzë 6-vjeçare.
Mësohet se vogëlushja është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi i “Benzi-t”, 42-vjeçari me iniciale L.Gj ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. (D.D/Shuplaka)