Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm tek diga e Liqenit artificial në Tiranë ku një automjet ka përplasur një këmbësore.
Mësohet se e plagosura, 72-vjeçare është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia për tu marrë në pyetje.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të mësuar më shumë rreth shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Informacion Paraprak
Rreth orës 09:15 në rrugën e “4 Dëshmorët” automjeti me drejtues shtetasin J. L, ka përplasur këmbësoren B. Ç.,72 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, këmbësorja shtetasja B. Ç, është dërguar në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i autobusit shtetasi J. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
(F.GJ.FAXWEB.AL)