Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është një turist i huaj, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motorin me të cilin udhëtonte, duke u përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Më shumë detaje priten në vijim.