Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Levan, duke lënë të plagosur katër persona, ndërsa një grua rreth të 30-tave ka humbur jetën.
Sipas informacioneve të para gruaja që ka humbur jetën ka qenë shtatzënë dhe është dërguar për në morgun ne qytetit, ndërsa një tjetër fëmijë është në gjendje të rëndë.
Deri më tani ka pak detaje lidhur me rrethanat e këtij aksidenti të rëndë, dhe identitetin e personave të përfshirë në aksident.
Detajet e policisë:
Në datën 21.08.2018, ora 11.30 në aksin rrugor Fier – Levan, në vendin e quajtur “Liqeni” janë përplasur mjetet tip “Audi” me drejtues shtetasin A.T me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja M.T e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” si edhe është plagosur një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
(E.K/FAXWEB.AL)