Pas një aksidenti tragjik kanë humbur jetën dy shqiptarë në Greqi. Babë e bir kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në orët e para të mëngjesit të sotëm në Selanik.
‘Newsbomb.gr’ shkruan se në aksident janë përfshirë një makinë që drejtohej nga një turist gjerman dhe dy motorë.
Mediat pohojnë se viktimat janë të moshës 51-vjecare dhe një 28-vjecar po shqiptar, që ishin në të njëjtin motor, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.
Mësohet se viktima e tretë është një djalë 28 vjeç, ndërkohë që një vajzë e re 18-vjeçare ndodhet rëndë në spital. (J.V/Shuplaka)