Një ngjarje e rëndë është shënuar në Komo të Italisë, ku dy shqiptare janë përfshirë në një aksident automobilistik.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së djelës, por mediat e raportojnë atë vetëm sot.
Mediat italiane shkruajnë se në një automjet tip ‘Volkswagen’ udhëtonin dy shqiptare të moshave 35 dhe 27 vjeçe, mirëpo pas përplasjes ato kanë mbetur të plagosura. Mësohet se mjeti i tyre ka dalë nga rruga nga shpejtësia e madhe.
Njëra nga gratë ishte 7 muajshe shtatzënë dhe si pasojë e përplasjes fatale, ka humbur fëmijën. Gruaja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. (D.D/Shuplaka)