Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali. Si pasojë e një aksidenti me makinë, ka humbur jetën një i ri shqiptar dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Viktima është identifikuar si Besmir Perona, 23 vjeç, nga qyteti i Korçës. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Materas rreth orës 20 e 30 të mbrëmjes së djeshme.
Kanë qenë miq të të riut ata që kanë telefonuar sot në emisionin e mëngjesit në ‘’Fax News” për të dhënë lajmin e hidhur.
Nuk dihen më tej rrethanat e këtij aksidenti fatal, ndërsa Policia italiane ka ndaluar drejtuesin e mjetit.
(E.K/FAXWEB)