Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kavajës, ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në autostradën Rrogozhinë – Kavajë, ku drejtuesja e një automjeti tip “Skoda”, ka përplasur një adoleshent me inicialet H.D.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.05.2017, rreth orës 19:20, në autostradën Rrogozhinë – Kavajë, drejtuesja e automjetit tip “Skoda”, shtetësja Erila V., ka aksidentuar shtetasin e mitur H. D., 16 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post