Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash pranë fshatit Qerret në Gramsh. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur, si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person, rreth 50 vjeç.
Ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në spital për trajtim mjekësor. Policia po heton shkaqet e aksidentit dhe identitetet e viktimave ende nuk janë bërë publike.