Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, në orët e para të mëngjesit.
Në rrugën Ura e Dajlanit –Shkozet mjeti me targa AA 635 AA, me drejtues shtetasin A.D. 49 vjeç, ka aksidentuar shtetasen këmbësore T.R. e cila ka ndërruar jetë në spital.
DETAJET E POLICISË:
Më datë 20.11.2017, rreth orës 05:30, në rrugën Ura e Dajlanit –Shkozet mjeti me targa AA 635 AA, me drejtues shtetasin A.D. 49 vjeç, ka aksidentuar shtetasen këmbësore T.R. e cila ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(E.K/Faxweb)