05:12 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksidentet fatale në Kukës, banorët ngrihen në protestë

09:48 | 22/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksidentet fatale në Kukës, banorët ngrihen në protestë

Disa qytetarë kanë protestuar mëngjesin e kësaj të shtune në Kukës, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë në rrugët e qytetit, duke kërkuar masa të menjëhershme për shmangien e aksidenteve.

Shkak për protestën janë bërë disa aksidente fatale, ndërsa së fundmi një 51-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një automjet në rrugën hyrëse të qytetit, që lidh Kukësin me segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit.

Vendndodhja ku ndodhi aksidenti është një zonë me fluks të lartë të automjeteve dhe bizneseve, ku drejtuesit shpesh abuzojnë me shpejtësinë. Pas incidentit, dhjetëra protestues u mblodhën dhe për disa minuta bllokuan rrugën në shenjë sensibilizimi dhe paralajmërimi. Ata kërkuan masa për rritjen e sigurisë dhe paralajmëruan se do të intensifikojnë protestat nëse nuk ndërhyhet për përmirësimin e kushteve të sigurisë rrugore.

Protestuesit apeluan që shteti të ndërhyjë për të parandaluar aksidente të tjera, pasi situata është bërë shqetësuese. Siç u raportua, 51-vjeçari po udhëtonte me çiklomotor në mëngjesin e së premtes, kur u përplas nga automjeti. Për pasojë, ai humbi jetën, ndërsa policia arrestoi drejtuesin 20-vjeçar të automjetit.

Etiketa: Kukesproteste
Pas

Tritan Shehu uron besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Novruzit: Ditë paqeje, mirëkuptimi, bashkëjetese

Para

Hynë me forcë në një parukeri dhe vodhën artikuj të ndryshëm! Arrestohet 26-vjeçari, procedohet motra e tij 17 vjeçe

Para
EMRI/ Pas sherrit për pronat i dogji 2 automjetet xhaxhait, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Tiranë

Hynë me forcë në një parukeri dhe vodhën artikuj të ndryshëm! Arrestohet 26-vjeçari, procedohet motra e tij 17 vjeçe

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.