Aksidentet kanë vijuar tendencën e tyre të rënies në 5 muajt e këtij viti krahasuar me vitin paraardhëse, por numri i tyre gjithsesi mbetet i konsiderueshëm.
Të dhënat zyrtare për aksidentet nga Instituti i Statistikave tregojnë se në pesërmujorin e parë të vitit 2023, numërohen 427 aksidente rrugore nga 483 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 11,6 %.
Numri i të aksidentuarve është 590 persona nga 680 persona të aksidentuar në pesëmujorin e parë të vitit 2022.
Më të ndërgjegjësuar në rrugë kanë rezultuar këmbësorët ku aksidentet si rezultat i sjelljes së tyre kanë shënuar ulje.
“Aksidentet rrugore, në 14,5% të rasteve, në pesëmujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për periudhën pesërmujore është ulur me 3,1%” thuhet në publikim.
Ndërkohë vetëm në muajin maj 2023 numërohen 95 aksidente rrugore nga 106 të ndodhura në muajin Maj 2022.
“Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 10,4%. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 136 persona nga 156 në muajin Maj 2022. Aksidentet rrugore, në 97,9% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç, duke zënë 25,3% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 50,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin maj 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Mërkurë me 21,1%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Hënë me 7,4%. Në muajin Maj 2023, 23,2% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 14:00-17:00” vlerëson INSTAT. MONITOR