Për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme dje në Fier, ka reaguar Policia dhe ka dhënë detaje në lidhje me shëndetin e të plagosurve.
“Në datën 11.11.2017, në orën 19:00 në rrugën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Liqeni” Levan, janë përplasur mjetet tip “Renault”, me targë AA 691 OJ, me drejtues shtetasin B.A, 36 vjeç, me mjetin tip “Alfa Romeo“, me targë AA 459 SP, me drejtues shtetasin M.P, 40 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë pësuar dëmtime të lehta dy drejtuesit e mjeteve dhe 6 pasagjerët e të dy mjeteve, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe po kryejnë ekzaminimet shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
(E.K/FAXWEB)