Nga policia e Korçës për aksindetin e djeshëm të ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec është arrestuar Spiro Naçi, 29 vjeç, drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”. 29-vjeçari është cilësuar si shkaktari i këtij aksidenti. Nga ana tjetër Prokuroria kërkon që për këtë aksident të bëhet një ekpertizë e pavarur.
Nga ky aksident pati tre të plagosur dhe u përplasën 4 automjete, një prej të cilave ishte mjeti i ekskortës së kryeministrit. Nga të plagosurit, njëri gardist ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai është jashtë rrezikut për jetën.
Duket të theksojmë që Ilir Vrenozi zbulon një një rastësi të çuditshme për taksistin Spiro Naçi në Facebook. Pak ditë më parë Vrenozi dhe Spiro Naçi shfaqeshin duke kënduar një këngë-pamflet për kryeministrin Rama me vargjet e krijuara prej tyre, që bën xhiron e rrjetit; “Edi, o Edi mallist prej vërteti…” (J.V/Faxweb)
VIDEO KU SPIRO NAÇI SHFAQET DUKE KËNDUAR: