Pas aksidentit me një të vdekur dhe disa të plagosur që ndodhi dje në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Toyota.
F.H 27-vjeç është arrestuar pasi dyshohet se drejtimi i gabuar i mjetit nga ana e tij ka shkaktuar aksidentin, ku humbi jetën dhe 65-vjeçarja Fatime Braho, e cila ishte banuese në Korçë. (lexo edhe ketu)
Njoftimi i Policisë për arrestimin e të riut:
Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur me datë 03.05.2019 në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialisët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u bë arrestimi i shtetasit:
F.H.,27 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është përplasur me një mjet tjetër dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja F.B., 65 vjeçe, banuese në Korçë, si dhe janë dëmtuar dhe dy shtetas të tjerë, jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjer në mjetin “Toyota”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
(E.K/FAXWEB.AL)