Nga aksidenti i eskortës të Edi Ramës në fshatin Bulgarec të Korçës 2 prej të plagosurve janë nisur me helikopter drejt Tiranës. Ashtu siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga “Fax News” helikopteri ka transportuar një prej të plagosurve.
Ai është punonjësi i gardës, Ervin Musai i cili ka marrë dëmtime në shtyllën kurrizore.
Sjellim në vëmendje që një prej personave të gardës që ka mbetur i plagosur është Ervin Musai. Po ashtu janë identifikuar dhe dy të plagosurit e tjerë: Klodian Llaka (Gardist), Shkëlqim Pojana (shofer i makinës Honday). (J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=7UUsV3QPxlo