Është konfirmuar viktima e dytë nga aksidenti i kamionit në Bypasin e Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se është gjetur mes inerteve dhe trupi i pajetë i pasagjerit në kamion, ndërkohë që më herët ishte konstatuar vdekja e shoferit.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se të dy viktimat janë me origjinë nga Kavaja, të moshave 30-35 vjeç.
Identitetet e viktimave nuk duhen ende, ndërkohë që kamioni me të cilin ata udhëtonin ka përrfunduar i shkatërruar, për shkak të peshës së madhe të inerteve që ishte duke transportuar.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(E.K./Faxweb.al)
Discussion about this post