Vdekja e Kristi Panajotit është shoqëruar me debate të shumta dhe akuza për shkaktarët e atij aksidenti tragjik që këputën në mes jetën e një të riu vetëm 18-vjeçar.
Që prej ditës së parë kur ndodhi aksidenti familjarët e tij bënë përgjegjëse firmën e ndërtimit që po kryen punimet në ‘’Rrugën e Lungomares’’, dhe parregullsitë e saj në punime për vdekjen e tij.
Edhe shefi i hetimit të aksidenteve në Vlorë është ndaluar nga policia pasi dyshohet të ketë ndërhyrë në moszbardhjen e rrethanave të vërteta të aksidentit.
Ditën e djeshme në qytetin e Vlorës është zhvilluar një protest ku ka qenë të pranishëm shumë qytetarë, me homazhe deri në vendin e aksidentit.
Babai i viktimës, Renato Panajoti, në fund të kësaj proteste paqësore ka falënderuar qytetarët vlonjatë që iu bashkuan dhe u shpreh se nuk do të rreshtin në protesta derisa të vihet përpara përgjegjësisë fajtori për këtë ngjarje.
Mirëpo ajo që nuk pritej është reagimi i kryeministrit Rama. Ai ka mbërritur në familjen e viktimës në orët e vona të mbrëmjes. Ai ndodhet prej dy ditësh në Vlorë dhe mësohet se iu është bashkuar ngushëllimeve për familjen e Kristit.
Rama ka qenë së bashku me kryebashkiakun Leli dhe deputetin Edmond Leka. Nuk dihet ende se cili ka qenë reagimi i familjarëve, pasi për ata Rama dhe Leli janë dy nga pushtetarët që duhet të japin llogari në mënyrë direkte apo jo.
Takimi mësohet të ketë zgjatur për rreth 40 min, ku është ritheksuar kërkesa e familjarëve që kjo ngjarje të zbardhet dhe fajtorët të vihen përpara drejtësisë sa më parë. Ndërkohë kryeministri ka shprehur ngushëllimet e tij duke theksuar nga ana tjetër faktin se ”Lungomar” është një projekt që bëhet me financimin e BE-së.
(E.K/ SHUPLAKA)
Discussion about this post