Një aksident i rëndë ka ndodhur përpara pak minitave në aksin Fushë Krujë-Tiranë, ku drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin e tij gjë e cila ka bërë që makina të dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë dy të rinj, përkatësisht shtetasi me inicialet F.V., 25-vjeç që ishte edhe drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri A.Ç., 19-vjeç të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, Policia njofton se ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Informacion Paraprak
Më datë 13.03.2019, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Fushë Krujë -Tiranë , në Kamerras , shtetasi F.V., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është aksidentuar vetë dhe pasagjeri shtetasi A.Ç., 19 vjeç , të cilët u transportuan në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post