Një ngjkarje e rëndë ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier, shtetasi I.B, 45 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri H.G, 37 vjeç.
Sipas njoftimit të Policisë, 37-vjeçari ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të rënda që ka marrë si pasojë e aksidentit.
Ndërkohë Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Deklarata e Policië:
Gjatë ditës së sotme, në autostradën Lushnje-Fier, shtetasi I.B, 45 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri H.G, 37 vjeç.
Shtetasi I.B ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetasi H.G ndërroi jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)