Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, si pasojë e të cilit janë janë plagosur 4 persona.
Lidhur me aksidentin, ka reaguar edhe policia, e cila me anë të një njoftimi për shtyp njofton se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Policia shprehet, “Në unazën Elbasan, në lagjen Emin Matraxhiu, Elbasan, mjeti tip “Golf” me targa AA 280BU , me drejtues shtetasin Sh.H., 51 vjeç, banues në fshatin Mirakë Librazhd, është përpalsur me mjetin tip “Volkswagen” , me targa AA 824 HP, me drejtues shtetasin V. D., 25 vjeç, banues në lagjen “5 Maji’ Elbasan.”
Nga aksidenti janë plagosur 2 drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë. Mësohet se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan
Informacion paraprak
Në unazën Elbasan, në lagjen Emin Matraxhiu, Elbasan, mjeti tip “Golf” me targa AA 280BU , me drejtues shtetasin Sh.H., 51 vjeç, banues në fshatin Mirakë Librazhd, është përpalsur me mjetin tip “Volkswagen” , me targa AA 824 HP, me drejtues shstetasin V. D., 25 vjeç, banues në lagjen “5 Maji’ Elbasan.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere që ndodheshin në këto mjete , të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ku shtetasja K.H., 49 vjeç , banuese në Librazhd, pasagjere në mjetin me targa AA280BU, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(B.B/ Faxweb.al)