Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Elbasan -Peqin rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ku një person ka humbur jetën.
Viktima është drejtuesi i mjetit Sefedin Alla, rreth 62 vjeç, banues në fshatin Çengelaj, Peqin. Sipas policisë mjeti ka dale nga rruga duke rënë nga një urë.
Njoftimi i policisë
Elbasan
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan –Peqin , në fshatin Pajov, mjeti me targa AA 037 AG, me drejtues shtetasin Sefedin Alla, rreth 62 vjeç, banues në fshatin Çengelaj, Peqin, ka dalë nga rruga duke rënë nga një Ure dhe për pasojë ka gjetur vdekjen gjatë rruges për në Spitalin e Peqinit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(B.H/Faxweb)